Besimi në botën tjetër është shtylla e pestë e besimit dhe nuk konsiderohet askush musliman nëse nuk e beson atë. Shumë njerëz janë skeptikë në ekzistimin e saj, skepticizëm që mban erë ateizmi dhe komunizmi. Kjo ligjëratë rrënon çdo mëdyshje rreth ekzistimit të saj dhe sqaron mënyrën se si duhet përjetuar këtë besim dhe si të përgatitemi në këtë botë për botën tjetër.
Në këtë video hoxha i nderuar, AbdulKadër Arnauti (Allahu e mëshiroftë) komenton suren “El Asr”, një ndër kaptinat më të shkurtra të Kuranit por, që përmban mësime dhe porosi të mëdha.
Në këtë video hoxha i nderuar, AbdulKadër Arnauti (Allahu e mëshiroftë), komenton hadithin e Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të): “Islami është i ndarë në tetë pjesë ...”
Dashuria ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) është burim i veprës dhe jetësimit të Islamit në jetën e çdo myslimani. Prandaj, është shumë me rëndësi ta kuptojmë drejt dhe ta realizojmë atë në jetën tonë. Kjo është porosia e hoxhës së nderuar, i cili e përfundon ligjëratën e tij me disa shembuj praktikë.
Përshkrim i shkurtër por, tërheqës i atributeve njerëzore dhe virtyteve morale të Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) nga Shejh Nebil El Ivedi. Ndoshta mund të emërtohet edhe me titullin: Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) sikurse të ishit duke e parë.
Një pyetje është e përbashkët mes tërë njerëzve pa dallim shtrese, niveli inteligjence apo pozite të tij dhe kjo i mundon të gjithë por, manifestohet në mënyra të ndryshme: - Pse jemi krijuar? Në këtë dhe pyetje të ngjashme me të do ta gjeni përgjigjen në ligjëratën e hoxhës së nderuar Enis Rama.
Rrugëtimi në kërkim të adhurimit kërkon një konfirmim dhe marrëveshje e cila pasqyrohet në një fjalë të shkurtë e të njohur për të gjithë por, shumë domethënëse. Dhe vetëm me kuptimin e porosive të saj e kuptojmë se sa i rëndësishëm është konfirmimi për të rrugëtuar tutje në kërkim të adhurimit. E kjo është fjala e Shehadetit, për të cilën e ka veçuar hoxha i nderuar, Enis Rama, ligjëratën e tij.
Adhurimi ndaj Allahut të lartësuar është esenca e ekzistimit tonë në këtë botë, prandaj si ta kuptojmë adhurimin tonë ndaj Allahut dhe të largojmë keqkuptimet që lidhen me të te shumë njerëz. E kjo është tema e ligjëratës së hoxhës së nderuar Enis Rama.
Shirku është mëkati më i madh me të cilin është bërë mëkat ndaj Allahut dhe nuk ka krim më të madh se sa adhurimi i dikujt tjetër pos Allahut i cili është i Vetëm dhe i Pashoq. Shirku është mëkati i vetëm që nëse njeriu nuk pendohet gjatë jetës së tij vdes si jobesimtar dhe nuk i falet në botën tjetër. Përkundër kësaj shirku është prezent në jetën tonë dhe ka forma të ndryshme në të cilat shfaqet. Për këtë në këtë film dokumentar, nga një grup hoxhallarësh të ndershëm, sqarohet rreziku i shirkut, dëmi i tij dhe se ai e kundërshton besimin islam në esencë.
Në muajin e lindjes së Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) duhet të rikujtojmë gjendjen e cila mbretëronte para dërgimit të tij, misionin e tij dhe obligimet tona përballë tij. Gjithashtu, qëndrimin tonë ndaj akuzave të të tjerëve dhe reagimin më të mirë ndaj këtyre akuzave dhe për fund metodën e drejtë për të shënuar datën e lindjes së tij. Për të gjitha këto flet hoxha i nderuar, Enis Rama.
Fjalë domethënëse nga Shejh Muhamed Shenkiti, përmes të cilave drejton një këshillë prekëse ndaj burrit dhe gruas për rëndësinë e mirësjelljes ndaj prindërve dhe e përfundon atë me një lutje për prindërit, në të cilën nuk mund t’i përmban lotët e tij.
Pjesë tërheqëse e ligjëratës së Shejh Muhamed Shenkitit rreth rëndësisë së bindjes ndaj Allahut në jetën e besimtarit. Bindjes në faljen e Allahut e cila e shtyn atë të pendohet dhe kthehet te Zoti i tij dhe bindjes në shpërblimin e Allahut, e cila ia lehtëson çdo fatkeqësi dhe e qetëson zemrën e tij.
Duaja ka pozitë të posaçme në Islam. Njeriu përmes këtij adhurimi të veçantë e shpreh nevojën dhe afërsinë ndaj Allahut të lartësuar. Ky emision flet rreth rëndësisë së duasë dhe kushteve që duhet të përmbushen për ta arritur përgjigjen dhe sqaron rastet kur preferohet duaja për agjëruesit.
Namazi është prej obligimeve praktike parësore pas kushteve të besimit. Përmes këtij dokumentari bëhet e qartë se besimi realisht merr kuptim kur njeriu bën namazin dhe se kryerja e tij me rregull njeriun e bën të sinqertë në pretendimin e tij se është rob i Allahut të lartësuar. Gjithashtu ky dokumentar vë në pah mirësitë e namazit të shumëfishta.
Kurani është fjala e Allahut dhe mesazhi i Tij drejtuar njerëzimit, pa dallim kohe dhe vendi. Ky dokumentar flet rreth vlerës dhe rëndësisë së Kuranit, veçorive të tij dhe ndikimit të tij në jetën e besimtarëve. Gjithashtu prek urtësitë e zbritjes së Kuranit në muajin Ramazan dhe raportin e ndërsjellë mes Kuranit dhe agjëruesit.
Të flasësh për të drejtat e njeriut është një çështje e prekshme për shkak të rëndësisë së tyre. Por, këto të drejta më tepër kanë nevojë për veprim se sa për fjalë dhe teza teorike. Prandaj në këtë emision do të njoftoheni me opinionet e hoxhës së nderuar Ekrem Avdiut dhe akademikut të njohur Pajazit Nushit rreth kësaj çështjeje.
Pjesë nga ligjërata e hoxhës së nderuar, Halid Jasin, ku vë në pah se shamia është e drejtë e gruas muslimane me të cilën duhet të krenohet dhe të mos ndjejë aspak inferioritet si dhe këshilla të tjera rreth kësaj çështjeje.
Rast prekës i cili dëshmon për mëshirën e Allahut të pakufishme. Rast i cili duhet të prekë ndërgjegjen e çdo mëkatari dhe i cili tregon se dera e pendimit është e hapur.