Libri "Dyzet hadithet e Neveviut" është libër i njohur, i cili përmban dyzet e dy hadithe të përmbledhura nga imam Neveviu në lëmenj të ndryshëm të dijes. Secili nga këto hadithe përfshin nga një rregull të rëndësishme të fesë, andaj çdo besimtar duhet t’i mësojë këto hadithe për shkak të rëndësisë së tyre. Në këtë libër përfshihet edhe shtojca e Ibn Rexhebit e cila po ashtu ka rëndësi të madhe.
Shpjegimi i bazave të besimit është një libër i dobishëm, i cili bën fjalë për bazat dhe synimet e besimit Islam dhe për shtyllat e fesë Islame, siç janë: besimi në Allahun, në melekët e Tij, në të dërguarit e Tij, në Librat e Tij, në Ditën e Fundit dhe në kaderin (paracaktimin) e Allahut.
Ky libër ofron aspekte të ndriçuara dhe shembuj të përzgjedhur të bukurisë, gjithëpërfshirjes, thjeshtësisë, tolerancës, madhështisë dhe shkëlqimit të Islamit. Ndaj të ftoj ta lexosh këtë libër me sinqeritet, objektivizëm dhe mendje të hapur, me qëllim të zbardhjes së të vërtetës përkitazi me këtë fe madhështore.
Qëndrueshmëria në fenë e Allahut është qëllimi themelor i çdo muslimani të sinqertë që dëshiron ta ndjekë rrugën e drejtë me vendosmëri e udhëzim. Në ditët e sotme nevoja e muslimanit për mjetet e qëndrueshmërisë është më e madhe sesa në kohën e gjeneratave të para të muslimanëve. Rrjedhimisht, përpjekja që kërkohet për ta jetësuar këtë është më e madhe, për shkak të prishjeve në kohën që po jetojmë, vëllezërve të paktë dhe dobësisë e numrit të vogël të përkrahësve. Në këtë libër pëmenden disa mjete të rëndësishme për të qenë i qëndrueshëm në fe.
Ky libër flet për sahabët e të Dërguarit Muhamed, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, gjegjësisht sqaron vlerën, pozitën, të drejtat e tyre kundrejt nesh dhe detyrat tona ndaj tyre. Po ashtu shpjegon besimin e ehli sunetit dhe xhematit lidhur me sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta.
Ky libër jep një sqarim të qartë e gjithëpërfshirës që esenca e arritjes së suksesit është Kurani fisnik, fjala e Zotit të botëve, dhe çdo gjë tjetër jashtë kësaj duhet të jetë në përputhje me të, përndryshe refuzohet.