معلومات المواد باللغة العربية

Redaksia e uebfaqes Albislam - Artikuj

Numri i materialeve: 10

  • Shqip

    Ky artikull përmbledh përpjekjet e shiitëve për t’u zgjeruar në trojet shqiptare përmes shoqatave dhe fondacioneve bamirëse si dhe u tërheq vërejtjen shqiptarëve për rrezikun e sektarizmit nga njëra anë dhe në anën tjetër i demaskon parimet kryesore të medhhebit shiit dhe dallimin esencial mes këtij sekti dhe muslimanëve të tjerë - sunitëve anë e kënd botës.

  • Shqip

    Ky artikull përmban sqarimin e botëkuptimit perëndimor rreth termit “Vehabizëm”. Kjo çështje është e rëndësisë së veçantë kur dihet se shumë muslimanë i marrin tezat perëndimore si të vërteta shkencore të padiskutueshme, përkundër faktit se ato mund të jenë asgjë më tepër se sa iluzione qëllimkeqe, si në rastin e termit Vehabi.

  • Shqip

    Ky artikull flet për shenjat e Allahut në gjithësi e në veçanti për zënien e diellit dhe hënës. Më pas, hoxha i nderuar sqaron dispozitën e namazit me këtë rast, mënyrën e faljes së tij dhe ligjëratën pas tij.

  • Shqip

    Myslimanët shqiptarë kohët e fundit janë ndeshur me disa predikues që hiqen si mysliman dhe që i përkasin një sekti që ata e quajnë Ahmedij. Autori përmend një historik të shkurtër të themelimit, parimet kryesore dhe shenjat përmes të cilave mund t’i dallojmë duke sqaruar për fund se dijetarët muslimanë janë të pajtimit se Ahmeditë (Kadijanitë) nuk janë muslimanë, e si edhe çdo kund tjetër qëllimi i tyre është të sjellin përçarjen dhe shkatërrimin e Islamit në trojet tona.

  • Shqip

    Ky artikull ofron një pasqyrë rreth anës gjeografike, historike dhe rregullimit shtetëror në Iran. Pastaj flet rreth politikës bashkëkohore iraniane dhe përpjekjes për përhapjen e medhhebit shiit në mesin e muslimanëve dhe rolit negativ në vazhdimësi, duke potencuar dallimet kryesore mes sunive dhe shiitëve. Gjithashtu hedh dritë mbi gjendjen e rëndë të sunitëve në Iran dhe ndikimit iranian në trojet shqiptare.

  • Shqip

    Adhurimi gjatë dimrit i ka dhe specifikat e veta për të cilat ekzistojnë rregulla të veçanta. Ky artikull përmend disa nga këto dispozita duke filluar nga: ato që kanë të bëjnë me pastërtinë, abdesin, tejemumin, mes-hun mbi meste, ezanin, namazin dhe dispozitat lidhur me të, xhamitë dhe përfundon me përmendjen e disa lutjeve të ndryshme me rastin e ndryshimeve atmosferike.

  • Shqip

    Ky artikull në fakt është broshurë e përgatitur nga shtëpia botuese Dar El Vatan dhe flet rreth vlerave dhe dobive të ditës së Arafatit duke vazhduar më pas sqarimin e gjendjes së gjeneratave të para të arta – selefit në këtë ditë.

  • Shqip

    Kjo është një tabelë e cila përmbledh dispozitat fetare që kanë të bëjnë me shpagimet – kefaretet, me një metodë të lehtë. Kjo tabelë është nxjerrë nga libri i Dr. Abdullah b. Muhamed Et Tajjar “Udhëzime rreth dispozitave të shpagimeve – Kefareteve”.

  • Shqip

    Ky artikull përmban një mori dispozitash të rëndësishme që lidhen me betimin, si: definicioni dhe kuptimi i betimit, llojet e betimit me sqarimin secilit lloj veç e veç duke ia shtuar edhe sqarimin e disa dispozitave të përgjithshme që kanë të bëjnë me betimin.

  • Shqip

    Gënjeshtra e 1 Prillit: Gënjeshtra është një sëmundje e madhe dhe llogaritet prej mëkateve të shëmtuara. Ajo është një nga argumentet e nifakut (dyfytyrësisë) dhe shenjave të tij. Te njerëzit është përhapur ajo që quhet “ Rrena e 1 Prillit” dhe në këtë ditë – ditën e parë të prillit – ata pretendojnë se lejohet rrena pa ndonjë kufizim fetar. Gjithashtu nga kjo vepër rrjedhin shumë të këqija të cilat i sqaron ky artikull. Gjithashtu në të sqarohet dispozita për gënjeshtrën, llojet e saj, ndëshkimin për të dhe rastet e veçanta në të cilat lejohet.