Kategoritë

معلومات المواد باللغة العربية

Thirrja në rrugën e Allahut

Numri i materialeve: 427

  • Shqip

    MP4

    Hoxha i nderuar flet këtu për tri çështje të rëndësishme, të cilat nëse i zbaton muslimani ashtu si duhet do të fitojë në këtë dhe në botën tjetër, e para prej tyre është haku ndaj Allahut, e dyta haku ndaj vetes dhe e treta haku ndaj njerëzve.

  • Shqip

    PDF

    Në këtë libër autorët kanë përmbledhur ajete, hadithe, fjalë të dijetarëve, vargje dhe këshilla të rëndësishme që kanë të bëjnë me ramazanin në veçanti dhe me çështje të rëndësishme për muslimanin në përgjithësi.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Adil b. Ali Esh Shiddi Përktheu : Sedat Islami Redaktoi : Driton Lekaj

    Kjo broshure përmban një pasqyrë të shkurtër rreth kontributit që vula e profetëve dhe pejgamberëve, pejgamberi ynë Muhamedi (alejhis salatu ues selam) ia ofroi njerëzimit dhe atë në dhjetë pika të shkurtra.

  • Shqip

    PDF

    Në këtë artikull vërtetohet se për të dërguarin e Islamit - Muhamedin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) është lajmëruar në citatet e librit të shenjtë - Biblës. Artikulli përmban në vete një mori citatesh prej Dhjatës së Vjetër e të cilat janë devijuar pas përkthimit.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Salih Es Sindi

    Në këtë libërth, sqarohet se lumturia e përhershme nuk arrihet vetëm se me besimin në Zotin dhe praktikimin e udhëzimit të Tij, ngase Ai është krijues i njerëzve dhe e din më së miri se çka i bën ata të lumtur dhe çka ju sjellë atyre dobi. Por, pasi që fetë dhe besimet janë të shumta dhe ai që hulumton të vërtetën lehtësisht e kupton që dallimet mes tyre janë esenciale si dhe është e pamundur që të gjitha të jenë të vërteta, atëherë autori e shkroi këtë libërth me qëllim të përgjigjes në disa pyetje: Cila nga këto fe është e vërtetë? Cili është besimi (akideja) të cilën e donë Allahu dhe dëshiron që ne ta përqafojmë? Cila nga këto fe dhe bindje na garanton lumturinë në këtë botë dhe tjetrën?

  • Shqip

    PDF

    Libri është përmbledhje e diskutimeve të vazhdueshme mes autorit dhe një numër priftërinjsh. Diskutimet janë përshkuar me objektivitet dhe edukatë të lartë të dialogut, po ashtu me kujdesin për t’iu larguar çdo gjëje që mund të lëndonte ndjenjat fetare reciproke si dhe duke i qëndruar besnik metodologjisë shkencore gjatë dialogut, i cili u zhvillua në formë të pyetjes dhe përgjigjes. Diskutimi ka trajtuar tetë çështje esenciale si: - A ishte Ibrahimi (alejhis selam) çifut apo i krishterë? - A është Bibla e shenjtë? - Doktrina e teuhidit (njësimit në adhurim) apo doktrina e trinitetit? - Jezusi a ishte njeri apo zot? - A ishte Jezusi djalë i Zotit? - A u kryqëzua Jezusi dhe më pas u ngjall? - Doktrina e mëkatit të parë dhe doktrina e flijimit? - Muhamedi (alejhis salatu ues selam) në Bibël?

  • Shqip

    PDF

    Ky libërth përmban një debat i cili është zhvilluar mes një studenti musliman dhe profesorit të tij ateist. Debati sillet rreth disa ideve ateiste të kota por, që janë të përhapura në shumë vende perëndimore. Prej këtyre ideve p.sh.: Krijimi i universit vetvetiu, pa krijues, pastaj mohimi i asaj se Allahu është krijues ngase, kjo dikton që ai të jetë krijues i gjithë të keqes në botë, dhe besëtytni dhe kotësira të tjera.

  • Shqip

    MP4

    Pyetje pergjigje pas debatit historik ne Unionin e Oksfordit me Zakir Naik.

  • Shqip

    MP4

    Debat ne Oksford - Zakir Naik

  • Shqip

    MP4

    Ligjërues : Enis Rama Ligjërues : Muhamed Dërmaku Redaktoi : Driton Lekaj

    Islamofobia dhe sjellja e muslimanit me jomuslimanet.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Zakir b. AbdulKerim Najk Përktheu : Fehim Dragusha Redaktoi : Driton Morina

    Ky libër përmban përgjigje në shumë pyetje bashkëkohore rreth Islamit të cilat shtrohen nga jomuslimanët apo edhe muslimanët e hutuar nga ajo që mediet prezantojnë për Islamin dhe muslimanët. Autori, një studiues i mirënjohur me përmasa ndërkombëtare, u jep përgjigje bindëse këtyre pyetjeve dhe demaskon shpifjet dhe paragjykimet ndaj Islamit dhe muslimanëve.

  • Shqip

    PDF

    Ndodh që fëmija të ketë ndikim te një jomusliman më tepër se një thirrës që posedon argumente dhe fakte bindëse. Autori i këshillon muslimanët t’i edukojnë fëmijët e tyre në dashurinë ndaj thirrjes në rrugën e Allahut, t’ua mësojnë mënyrat e davetit dhe t’i edukojnë për ta bartur mesazhin e Islamit te jomuslimanët.

  • Shqip

    MP4

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

    Kjo ligjëratë është pjesë e ligjëratave të cilat trajtojnë përditshmërinë e Pejgamberit (alejhis salatu ues selam) me shokët e tij me qëllim që të ndalemi në mësimet dhe urtësitë dhe të përfitojmë në përditshmërinë tonë. Në këtë ligjëratë, hoxha i nderuar, komenton rastin e urisë së madhe të Ebu Hurejres dhe mënyrës se si e ka trajtuar atë Pejgamberi (alejhis salatu ues selam).

  • Shqip

    MP4

    Ligjërues : Ferid Selimi Redaktoi : Driton Lekaj

    Islami është feja e vetme e vërtetë dhe e pranuar te Zoti dhe ajo ka qenë feja e të gjithë Profetëve (alejhimus-salatu ues-selam). Për këtë, muslimani duhet të jetë shembull në praktikimin e tij të Islamit në mënyrë që të përcillet denjësisht mesazhi i Islamit te mosbesimtarët. Për ta sqaruar këtë, hoxha i nderuar, e ka ilustruar ligjëratën e tij me shembuj të shumtë.

  • Shqip

    MP4

    Kjo video përmban përgjigje, të sinqertë dhe prekëse, e cila zgjon vetëdijen dhe ngjall shpresën te çdo njeri të cilit iu është ngushtuar toka me gjithë gjerësinë e saj për shkak të borxheve dhe brengave. Kjo përgjigje nga dijetari i nderuar, përmban këshillë dhe porosi për çdo të rënduar nga borxhet dhe sqaron rrugëdaljen nga sprova e borxheve dhe ankthi i tyre.

  • Shqip

    MP4

    Kjo video përmban përgjigje, të sinqertë dhe prekëse, e cila zgjon vetëdijen dhe ngjall shpresën te çdo njeri të cilit iu është ngushtuar toka me gjithë gjerësinë e saj për shkak të borxheve dhe brengave. Kjo përgjigje nga dijetari i nderuar, përmban këshillë dhe porosi për çdo të rënduar nga borxhet dhe sqaron rrugëdaljen nga sprova e borxheve dhe ankthi i tyre.

  • Shqip

    PDF

    Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Muhtar Esh Shenkiti, e teksti i saj është: “Dijetar i nderuar njëri nga të pranishmit pyet. Si të veproj njeriu që i është ngushtuar toka, është braktisur nga shokët dhe është zhytur në borxhe. Në këtë gjendje nuk gjen ngushëllim përveç të qajturit?. Allahu ju shpërbleftë.”

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Ahmed Kalaja Redaktoi : Driton Lekaj

    Kjo është një buqetë me këshilla që janë ndihmë për çdo besimtar në rrugën e kësaj bote. Këto porosi dhe këshilla janë nga më të ndryshmet duke filluar nga: qëllimi i muslimanit në jetë – e që është arritja e kënaqësisë së Allahut, pastaj rëndësia e drejtësisë, marrja me çështjet që janë në interes së tij dhe jo çështje të tjera, si dhe shumë këshilla të tjera të formuluara në mënyrë të bukur, të thjeshtë dhe tërheqëse.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Husejn Serraxh Redaktoi : Driton Lekaj

    Ligjëratë tërheqëse dhe prekëse nga hoxha i nderuar Husejn Serraxh rreth rëndësisë së pendimit dhe mirësive të tij në jetën e besimtarit.

  • Shqip

    MP4

    Ligjërues : Një Grup Hoxhallarësh Redaktoi : Driton Lekaj

    Ligjëratë nga ligjërues të ndryshëm rreth rëndësisë së pendimit, realitetit të mëshirës së Allahut të pakufishme dhe begatisë së Tij ndaj atyre që pendohen.