Kategoritë

معلومات المواد باللغة العربية

Fikhu

Numri i materialeve: 55

  • Shqip

    PDF

    Ky artikull përmban dy kapituj që kanë të bëjnë me martesën dhe rregullat e saj. Libri prej ku janë përkthyer është ndër librat e paktë që në mënyrë të qartë dhe të shkurtër sqaron rregullat e përgjithshme të Fikhut.

  • Shqip

    PDF

    Porosia e fundit e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ishte për namazin dhe kjo mjafton për të treguar rëndësinë që ka namazi në jetën e besimtarit. Mirëpo, namazi nuk merr kuptimin e tij të duhur gjersa të mos realizohet përulja e plotë në të. E përmes këtij artikullit autori përmend botëkuptimin e përuljes në namaz dhe sjell një mori shkaqesh që ndihmojnë në realizimin e saj.

  • Shqip

    PDF

    Hytbe e mbajtur nga Shejh Salih El Fevzan në të cilën flet rreth vlerës së përqendrimit në namaz dhe shkaqet që ndihmojnë për ta arritur atë.

  • Shqip

    PDF

    Përktheu : Jusuf Kastrati

    Ky është një udhërrëfyes i lehtësuar që sqaron punët ditore të cilat i kryen haxhiu duke treguar edhe normën e tyre. Ky udhërrëfyes përfshinë tre llojet e haxhit me një shtojcë të shkurtër rreth ndalesave të ihramit.

  • Shqip

    PDF

    Ky artikull përmban një udhërrëfyes të lehtësuar për punët ditore të cilat i kryen haxhiu duke sqaruar gjithashtu edhe dispozitat lidhur me to. Udhërrëfyesi i përfshin tre llojet e haxhit me një shtojcë rreth shtyllave, obligimeve dhe syneteve të haxhit si dhe përmbledh ndalesat e ihramit si dhe normat që kanë të bëjnë me kurbanin.

  • Shqip

    PDF

    Për shkak të rëndësisë së haxhit shumë dijetarë kanë shkruar për të, e një prej tyre është edhe Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë). E këtu po sjellim disa këshilla dhe porosi drejtuar haxhilerëve me të cilat e ka filluar librin e tij “Rregullat e Haxhit”.

  • Shqip

    PDF

    Haxhi është shtylla e pestë e Islamit dhe për këtë autori tërheq vërejtjen se muslimani nuk duhet të vonohet në kryerjen e tij. Si dhe ofron këshilla për ata që kanë vendosur ta kryejnë haxhin në mënyrë që ta arrijnë shpërblimin e tij të madh.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Ibrahim b. Muhamed El Hukajl Përktheu : Bekr Halimi Redaktoi : Driton Lekaj

    Myslimanët kanë tri festa përmes të cilave shprehin gëzimin, unitetin dhe madhërojnë Allahun e lartësuar. Në këtë artikull hoxha i nderuar sqaron disa nga rregullat dhe dispozitat e Bajramit të Fitrit dhe atij të Kurbanit.

  • Shqip

    PDF

    Shumë çështje të cilat lidhen me agjërimin ndodh që nuk sqarohen sa duhet gjithashtu disa gabime përsëriten shpesh te agjëruesit. Shejhu i nderuar El Albani (Allahu e mëshiroftë) vë dritë në disa prej tyre duke i sqaruar me përpikëri dhe në tërësi sikur që ka qenë tradita e tij.

  • Shqip

    PDF

    Agjërimi sikurse edhe adhurimet e tjera meriton një kujdes të shtuar nga muslimani në mënyrë që të arrihet synimi prej tij. Ky artikull është një përmbledhje gabimesh të cilat i bëjnë disa nga agjëruesit dhe agjërueset në muajin e Ramazanit, e që me prezantimin e tyre shpresojmë se do t’ju ndihmojmë që agjërimi i juaj të jetë sa më i saktë.

  • Shqip

    PDF

    Islam i ka dhënë femrës pozitë të lartë duke e nderuar dhe mbrojtur vlerat e saj. Hixhabi (mbulesa Islame) është një ndër metodat e Islamit për ta nderuar femrën. Ky libër flet për vlerën e hixhabit, dobitë dhe shpërblimin e femrave të mbuluara me hixhab si dhe tërheq vërejtjen nga pasojat e rënda të mosbartjes së hixhabit për gruan dhe shoqërinë.

  • Shqip

    PDF

    Këshilla të sinqerta dhe udhëzime të drejtpërdrejta drejtuar të gjithë të rinjve të cilët nuk e mendojnë Ramazanin si muaj të ndryshimit dhe pendimit të sinqertë.

  • Shqip

    PDF

    Kjo është një përmbledhje e shkurtë e fetvave të dijetarëve rreth agjërimit të fëmijëve të dashur. Përveç dispozitave rreth agjërimit të tyre sqarohen metodat dhe udhëzimet se si t’i bëjmë edhe fëmijët të ndjehen pjesë e këtij muaji të shenjtë.

  • Shqip

    PDF

    Ky artikull përmban dispozitat Islame rreth shumë çështjeve mjekësore për të cilat nuk dihet a e prishin agjërimin apo jo. Këto çështje janë të një rëndësie të veçantë dhe duke pas parasysh pyetjet e shumta rreth tyre kemi vendosur ta publikojmë këtë artikull.

  • Shqip

    PDF

    Përktheu : Fatmir Latifi Redaktoi : Driton Lekaj

    Ky artikull bën fjalë për adhurimet vullnetare - nafilet dhe rëndësinë e tyre. Adhurimet vullnetare e fisnikërojnë shpirtin e njeriut dhe e bëjnë atë më të afërt me Krijuesin e tij. Ky artikull përmban llojet kryesore të tyre duke përmendur edhe shpërblimet e shumëfishta për to në argumentet e Kuranit dhe Synetit.