Kategoritë

معلومات المواد باللغة العربية

Fikhu

Numri i materialeve: 42

  • Shqip

    DOC

    Ligjërues : Muhamed Nasirud-din Albani Redaktoi : Driton Lekaj

    Në këtë audio material Shejhu flet rreth disa dispozitave rreth shkurorëzimit, rreth betimit në dikë tjetër pos Allahut dhe sqaron disa nocione nga shkenca e Usuli Fikhut.

  • Shqip

    DOC

    Ligjërues : Muhamed Nasirud-din Albani Redaktoi : Driton Lekaj

    Në këtë audio material Shejhu flet duasë në hytbe për pushtetarët, i udhëzon studentët në mënyrë të hollësishme për kryerjen e Haxhit dhe Umre dhe flet rreth shpifjes ndaj Shejhul Islam Ibn Tejmijes.

  • Shqip

    DOC

    Ligjërues : Muhamed Nasirud-din Albani Redaktoi : Driton Lekaj

    Ky audio material përmban disa fjalë rreth rregullave të namazit të Bajramit, dispozita të ndryshme rreth përcaktimit të Ramazanit dhe pyetje për disa hadithe rreth gradës së tyre.

  • Shqip

    DOC

    Ligjërues : Muhamed Nasirud-din Albani Redaktoi : Driton Lekaj

    Në këtë audio Shejhu fillon me një këshillë për studentët që kanë marrë rrugën e dijes, pastaj për qëndrimin ndaj mospajtimit të dijetarëve ku dhe e vë theksin e tij në rëndësinë e njohjes së shkencës së hadithit duke treguar edhe disa ngjarje nga jeta e tij.

  • Shqip

    DOC

    Ligjërues : Muhamed Nasirud-din Albani Redaktoi : Driton Lekaj

    Në këtë audio, Shejhu përgjigjet kryesisht në pyetje të ndryshme që kanë të bëjnë me martesën, edukimin e fëmijëve, dispozitat e udhëtimit dhe sqaron disa argumente nga shkenca e Usuli Fikhut, e që ka mospajtim rreth tyre.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Ahmed Kalaja

    Kjo hytbe është mbajtur nga hoxha i nderuar, Ahmed Kalaja, në të cilën ka folur për Haxhin dhe vlerën e tij. Ai ndalet në pikat kryesore të Haxhit duke shpalosur urtësitë në to. Ndërsa në pjesën e dytë të hytbes flet rreth kushteve që duhen përmbushur që haxhi të jetë pranuar.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Kjo ligjëratë sqaron obligimin e çdo muslimani ndaj grave të Dërguarit të Allahut (alejhis salatu ues selam) -Nënave të besimtarëve, si dhe vlerës dhe pozitës së tyre me theks të posaçëm në atë se si ato ishin burim i edukimit dhe arsimimit, duke treguar shembuj të shumtë veçanërisht nga Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të).

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Ahmed Kalaja

    Ç’është Fitër Bajrami dhe pse është emërtuar me këtë emër? Sa zgjatë festa e Bajramit dhe si duhet ta manifestojmë atë? Si falet namazi i Bajramit dhe cilat janë rregullat kryesore të tij? Për këto dhe pyetje të tjera do të gjeni përgjigjen në këtë emision tërheqës me hoxhën e nderuar Ahmed Kalaja.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Ahmed Kalaja Redaktoi : Driton Lekaj

    Në vazhdën e serisë së ligjëratave rreth ‘Artit të komunikimit’ hoxha i nderuar Ahmed Kalaja jep këshilla dhe udhëzime të shoqëruara me shembuj, të cilat çojnë drejt një familje të lumtur ku njihen dhe respektohen të drejtat bashkëshortore. Në masë të madhe këto këshilla lidhen me artin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe rezultojnë me lumturi dhe harmoni në familje.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Hixhabi është një prej obligimeve islame e cila e bën atë krenare dhe të dinjitetshme. Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet rreth domethënies së hixhabit, vlerës dhe dobive të tij si dhe pasojave nga mospraktikimi i tij, duke e përfunduar ligjëratën me përmendjen e kushteve të hixhabit. Në këtë ligjëratë, e cila është vazhdimësi e ligjëratës së mëhershme, hoxha i nderuar flet për hixhabin duke e vështruar atë nga këndi i besimit. I demaskon dyshimet e pabaza dhe qëndrimet tendencioze të publikuara herë pas here, duke e përfunduar atë me një këshillë drejtuar femrës muslimane.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Njeriu në rrugëtimin e tij drejt Allahut ka nevojë për një shoqëri të mirë e cila i ndihmon të qëndrojë dhe vazhdoj i paluhatur. Prandaj, hoxha i nderuar na jep përgjigje rreth asaj se si ta zgjedhim shoqërinë e mirë? Cilat janë veçoritë e shokëve të mirë? Dhe si ta çmojmë dhe ta ruajmë atë?

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Nevoja për t’i shikuar çështjet me urtësi është domosdoshmëri, e sidomos për të rinjtë. Në këtë ligjëratë do të gjejmë përgjigje rreth asaj se si të baraspeshojmë mes urtësisë dhe emocioneve në dritën e shembujve nga gjeneratat e para duke ia shtuar edhe dëmet e nxitimit të pamenduar.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

    Roli i gruas në shoqëri është shumë i rëndësishëm dhe Islami e përcakton shumë mirë rolin e saj si dhe të burrit. Andaj barazia me këtë rast është e panatyrshme dhe e padrejtë. Edukimi i gjeneratave është pjesa më e rëndësishme e rolit të saj, e këtë e vë në theks edhe kjo ligjëratë duke ilustruar tërë këtë me shembuj praktikë.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Ferid Selimi Redaktoi : Driton Lekaj

    Të shpejtuarit në kryerjen e adhurimeve është shenjë e islamit të sinqertë te muslimani dhe tregues i dashurisë së tij ndaj Allahut dhe fesë së Tij. Një prej adhurimeve që duhet të përshpejtojmë në kryerjen e tij në mënyrë që ta kryejmë obligimin dhe t’i shijojmë mirësitë e tij është edhe Haxhi. E ky është edhe thelbi i hytbes së hoxhës së nderuar Ferid Selimit.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Ferid Selimi Redaktoi : Driton Lekaj

    Si ta kryejmë Haxhin? Cilat janë dispozitat kryesore të Haxhit? Kë duhet ta kemi shembull gjatë kryerjes së Haxhit? Për këto dhe pyetje të tjera do të gjeni përgjigje në këtë hytbe të mbajtur nga hoxha i nderuar Ferid Selimi i cili sqaron gjithashtu kuptimet e larta të cilat i përmbajnë ritet e shtyllës së pestë të Islamit – Haxhit.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Bekr Halimi Redaktoi : Driton Lekaj

    Përmes kësaj ligjërate hoxha i nderuar Bekir Halimi sqaron diç prej vlerës së haxhit si dhe hapat dhe veprat të cilave duhet t’iu përmbahet haxhiu për tu pranuar haxhi prej tij.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Ahmed Kalaja Redaktoi : Driton Lekaj

    Muaj i Ramazanit është muaj i vlerave dhe begative, muaj të cilin besimtarët e presin me shumë përmallim dhe lutje për të arritur vlerat e tij. Hoxha i nderuar Ahmed Kalaja e shtjellon këtë tematikë duke përmendur raste praktike nga të parët tanë të devotshëm.

  • Shqip

    MP3

    Redaktoi : Driton Lekaj

    Shumë dijetarë kur flasin për Zekatin e preferojnë muajin e Ramazanit si kohë shumë të vlefshme për pikënisjen dhe nxjerrjen e tij. Mu për këtë kemi shkoqitur nga kursi Islam për tregtarë pjesën ku flitet për vlerën dhe dispozitat e Zekatit me shpresën se do të ndihmojë në njohjen e zbatimin e shtyllës së tretë të Islamit – Zekatit. Dhe pasi që nga urtësitë e agjërimit është solidariteti me të varfërit dhe të mjerët, atëherë kjo do të na ndihmojë të solidarizohemi me ta edhe nëpërmjet ndarjes së një pjese të pasurive tona për ta.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Enis Rama

    Në këtë ligjërate hoxha i nderuar Enis Rama na sjell shembuj te historisë Islame se si edukimi i mire i fëmijës nga nena sjell te mira për te gjithë shoqërinë dhe njerëzimin.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Dr. Shefqet Krasniqi

    Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar bën krahasim mes rinisë sonë dhe rinisë së Sahabëve me qëllim që të jenë shembull për rininë tonë.