Kategoritë

معلومات المواد باللغة العربية

Të gjitha kategoritë

Numri i materialeve: 136

  • Shqip

    PDF

    Autor : Irfan Tota Redaktoi : Driton Lekaj

    Ky artikull përmban vlerën dhe dispozitat e kurbanit. Autori ka bërë radhitjen e njohurive në këtë artikull sipas jë metodologjie të lehtë dhe e ka përmbyllur atë me sqarimin e rregullave të prerjes së kurbanit për të vdekurit.

  • Shqip

    PDF

    Ky artikull në fakt është broshurë e përgatitur nga shtëpia botuese Dar El Vatan dhe flet rreth vlerave dhe dobive të ditës së Arafatit duke vazhduar më pas sqarimin e gjendjes së gjeneratave të para të arta – selefit në këtë ditë.

  • Shqip

    PDF

    Ky artikull përmbledh dispozitat kryesore të therjes së Kurbanit duke filluar nga: definicioni i tij pastaj, vlera e kurbanit dhe përzgjedhja e kafshës më të mirë për kurban, dispozita për therjen e kurbanit, kushtet që duhet t’i plotësoj kurbani si dhe çka të bëjmë me kurbanin dhe gjërat nga të cilat duhet të largohet muslimani në dhjetëditëshin e Dhul Hixhes, nëse dëshiron të prej kurban. Tërë kjo është e argumentuar me citate nga Kurani dhe Syneti dhe të shoqëruara nga mendimet e dijetarëve.

  • Shqip

    PDF

    Përktheu : Driton Lekaj

    Ky është një artikull që flet rreth rëndësisë së Haxhit dhe urtësive të tij si dhe ndikimit që duhet të arrihet në jetën e muslimanit. Si dhe tërheq vërejtjen për disa shkaqe që pengojnë që urtësitë e këtij obligimi të mishërohen në realitetin e muslimanëve.

  • Shqip

    PDF

    Ky artikull përmend veçoritë e Mekës dhe Medinës dhe dallimet e tyre në dispozita të ndryshme. Artikulli është shkëputur nga komenti i Shejh Ibn El Uthejminit (Allahu e mëshiroftë) që ia ka bërë kaptinës së Haxhit prej librit: “Bulugul Meram”, libër i cili përmbledh hadithet kryesore që përmbajnë dispozitat e Fikhut.

  • Shqip

    PDF

    Me zhvillimin e medieve dhe hapjes së shoqërive parashtrohen pyetje të shumta që kërkojnë një qasje islame në përgjigjen ndaj tyre. Ky artikull thërret për një qasje islame të këtij problemi duke demaskuar edhe konceptin perëndimor ndaj kësaj çështjeje dhe duke ofruar zgjidhje të përshtatshme.

  • Shqip

    PDF

    Përktheu : Irfan Tota Redaktoi : Driton Lekaj

    Haxhi është një prej shtyllave më të rëndësishme të fesë islame madje përbën një nga botëkuptimet e tij të mëdha të cilën e kupton çdo haxhi që viziton vendet e shenjta. Por, këto dobi nuk janë të kufizuara vetëm për ata që përjetojnë ato ditë dhe momente të bukura, por ato përfshijnë të gjithë ata që i përkasin kësaj feje. Në rreshtat e këtij artikulli, do të njiheni dhe do të përjetoni kuptimet e larta të Haxhit, sekretet dhe urtësitë e tij.

  • Shqip

    PDF

    Kjo është një tabelë e cila përmbledh dispozitat fetare që kanë të bëjnë me shpagimet – kefaretet, me një metodë të lehtë. Kjo tabelë është nxjerrë nga libri i Dr. Abdullah b. Muhamed Et Tajjar “Udhëzime rreth dispozitave të shpagimeve – Kefareteve”.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Muhamed Salih Përktheu : Sedat Islami Redaktoi : Driton Lekaj

    Ky artikull prezanton një mori të vlerave dhe dobive të haxhit sikur që janë transmetuar në Kuranin Fisnik dhe në hadithet autentike, gjithashtu përmend disa dispozita rreth haxhit dhe nxit në shpejtimin e kryerjes së tij për atë që ka mundësi. Autori për fund përmend edhe disa nga dobitë që përfitohen në këtë dhe botën tjetër përmes kryerjes së adhurimeve të ndryshme gjatë haxhit.

  • Shqip

    PDF

    Përktheu : Irfan Tota Redaktoi : Driton Lekaj

    Ky artikull përmbledh disa rregulla që lidhen me festën e Kurban Bajramit, dukjen e muslimanit në këtë festë dhe rregulla që kanë të bëjnë me kurbanin dhe therjen e tij.

  • Shqip

    PDF

    Ky artikull përmban një mori dispozitash të rëndësishme që lidhen me betimin, si: definicioni dhe kuptimi i betimit, llojet e betimit me sqarimin secilit lloj veç e veç duke ia shtuar edhe sqarimin e disa dispozitave të përgjithshme që kanë të bëjnë me betimin.

  • Shqip

    PDF

    Pasqyrë rreth zekatit të Fitrit: Ky artikull sqaron se çka do të thotë zekatul Fitr, historikun e obligimit të tij dhe argumenti për këtë, dispozita dhe urtësia e ligjshmërisë së tij, koha e dhënies së tij, kujt i jepet sadakatul Fitri, llojet e ushqimit prej të cilave jepet zekati i Fitrit, dispozita e dhënies së tij në të holla dhe sqarimin për bartjen e zekatit të Fitrit nga vendi i personit që e jep në një vend tjetër.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Ulvi Fejzullahu

    Përkujtim vëllazëror dhe thirrje e sinqertë për çdo musliman që të mendojë rreth vlerës së muajit të Ramazanit, që po e lëmë pas, dhe rëndësinë e vazhdimit të veprave të mira edhe pas tij.

  • Shqip

    PDF

    Duaja është ndër adhurimet madhështore. Lidhshmëria e duasë me agjërimin vërehet në faktin se ky ajet është mes ajeteve që flasin për agjërimin. Ky artikull hedh dritë mbi mësimet, udhëzimet dhe dobitë që i përmban ky ajet kuranor duke sqaruar njëkohesisht lidhjen e ngushtë mes duasë dhe agjërimit.

  • Shqip

    PDF

    “Facebook”, është faqja e njohjes dhe lidhjeve shoqërore, e cila konsiderohet shoqëria e supozuar më e rëndësishme në internet. Ky artikull përmban këshilla dhe porosi të urta rreth mënyrës më të mirë të shfrytëzimit të pozitiviteteve dhe ruajtjes nga anët negative në të.

  • Shqip

    PDF

    Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i kushtonte rëndësi të veçantë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, kjo për shkak të karakteristikave të shumta me të cilat veçohen, sikurse nata e Kadrit, Itikafi etj. Ky artikull i shtjellon këto veçori një nga një dhe mundohet të zgjon vetëdijen për shfrytëzimin e tyre sa më të mirë.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Muhamed Husejn Jakub Përktheu : Bekr Halimi Redaktoi : Driton Lekaj

    Broshurë e cila përmban pjesë nga një ligjëratë, e mbajtur nga hoxha i nderuar Muhamed Husejn Jakub dhe në të cilën e përshkruan Xhehennemin dhe dënimin e përgatitur për ata që nuk besuan dhe mëkatarët.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Muhamed Husejn Jakub Përktheu : Bekr Halimi Redaktoi : Driton Lekaj

    Broshurë e cila përmban pjesë nga një ligjëratë, e mbajtur nga hoxha i nderuar Muhamed Husejn Jakub dhe në të cilën e përshkruan Xhenetin dhe begatitë që janë në të.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Irfan Tota Redaktoi : Driton Lekaj

    Fëmija është zbukurimi i kësaj jete. Ashtu siç është edhe një përgjegjësi shumë e madhe për edukimin dhe rritjen e tij sipas parimeve islame. Ky artikull sjell disa nga këto parime që kanë të bëjnë me fëmijën e porsalindur.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Jahja b.Ibrahim El Jahja Përktheu : Bekr Halimi Redaktoi : Driton Lekaj

    Ky artikull shtjellon një realitet në jetën e përditshme mes bashkëshortëve dhe ofron metodë praktike për zgjidhjen e tij. Mosmarrëveshjet nëse kuptohen realisht duke iu përmbajtur rregullave të caktuara dhe duke ndërmarrë hapa të domosdoshëm, të cilat i ofron ky artikull, mund të shndërrohen në shteg të mirëkuptimit dhe harmonisë në familje.