Kategoritë

معلومات المواد باللغة العربية

Të gjitha kategoritë

Numri i materialeve: 771

  • Shqip

    MP4

    Ndër ndjenjat që duhet pas myslimani kur falet është edhe ndjenja e madhështisë së Allahut të lartësuar. Kjo e shtyn atë që të jetë i vëmendshëm në namazin e tij sikurse të jetë ai namazi i tij i fundit dhe i jep namazit të tij kuptimin e vërtetë.

  • Shqip

    MP4

    Një ndër fshehtësitë e përuljes në namaz janë ndjenjat e posaçme që i ndien ndaj Allahut të lartësuar. E prej tyre më e rëndësishmja është ndjenja e turpit. Turpit nga begatitë e panumërta përballë falënderimit të pakët dhe turpit për mëkatet e bëra ndaj Tij. Kështu pra, ndjenja e turpit e bën namazin tonë të veçantë dhe me shije të veçantë.

  • Shqip

    MP4

    Dashuria ndaj Allahut të lartësuar është qetësim i zemrës dhe pushim i shpirtit përndryshe, zemra do të ndjejë vetmi dhe mërzi të vazhdueshme. Por, si ndikon dashuria ndaj Allahut në namazin tonë dhe si ta kultivojmë atë? Do ta gjeni përgjigjen në këtë ligjëratë.

  • Shqip

    MP4

    Përulja në namaz është esenca dhe shpirti i tij dhe arritja e saj nuk është diçka e pamundur. Vetëm se, përulja ka një fshehtësi që duhet patjetër ta arrijmë e që është të ndjesh se në namaz i flet Allahut të lartësuar dhe se ia drejton fjalët dhe veprat e tua Atij.

  • Shqip

    MP4

    Ky emision është hyrje e emisioneve të ciklit “Si ta shijosh namazin?” Hoxha i nderuar flet rreth rëndësisë së shtjellimit të kësaj tematike duke sjellë edhe shembuj nga ata që kanë përfituar nga këto ligjërata dhe se si ato kanë shkaktuar ndryshim në namazin dhe jetën e tyre.

  • Shqip

    PDF

    Muftiu : Muhamed Salih Përktheu : Driton Lekaj

    Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e mëshiroftë – e teksti i saj është: “Cili është obligimi ynë ndaj dukurisë negative të shpërndarjes së haditheve të dobëta? Cili është roli ynë – ne njerëzit e thjeshtë – drejt përhapjes së gënjeshtrës ndaj Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të)? Dëshirojmë t’u drejtoheni me një këshillë atyre që i përhapin hadithet pa u vërtetuar në saktësinë e tyre.”

  • Shqip

    PDF

    Muftiu : Muhamed Salih Përktheu : Driton Lekaj

    Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e mëshiroftë – e teksti i saj është: “Nëse agjëruesi merr pushim duke iu thënë në punë se është duke shkuar në umre, e kjo nuk është e vërtetë dhe e pason këtë duke iu treguar atyre një vizë të udhëtimit (të ndryshme), me këtë rast cila është dispozita për namazin dhe agjërimin e tij?”

  • Shqip

    PDF

    Muftiu : Muhamed Salih Përktheu : Driton Lekaj

    Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajtë – e teksti i saj është: “Kur lejohet ta përdorim tevrijen? Dhe nëse është përdorimi i saj i lejuar për shkak të nevojës, atëherë si përcaktohet ajo?”

  • Shqip

    PDF

    Muftiu : Muhamed Salih Përktheu : Driton Lekaj

    Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajtë – e teksti i saj është: “E dijë që gënjeshtra lejohet në tri raste: ndaj gruas, për t’i pajtuar njerëzit dhe kundër armikut, a është kështu? Gjithashtu: cilat janë kufijtë e gënjeshtrës ndaj gruas?”

  • Shqip

    DOC

    Muftiu : Muhamed Salih Përktheu : Driton Lekaj

    Pyetje të cilës iu është përgjigjur, hoxha i nderuar, Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajtë – e teksti i saj është: “A lejohet betimi rrejshëm për t’i pajtuar ata që kanë mosmarrëveshje?”

  • Shqip

    PDF

    Porosia e fundit e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ishte për namazin dhe kjo mjafton për të treguar rëndësinë që ka namazi në jetën e besimtarit. Mirëpo, namazi nuk merr kuptimin e tij të duhur gjersa të mos realizohet përulja e plotë në të. E përmes këtij artikullit autori përmend botëkuptimin e përuljes në namaz dhe sjell një mori shkaqesh që ndihmojnë në realizimin e saj.

  • Shqip

    PDF

    Hytbe e mbajtur nga Shejh Salih El Fevzan në të cilën flet rreth vlerës së përqendrimit në namaz dhe shkaqet që ndihmojnë për ta arritur atë.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Muhamed Salih

    Kohë pas kohe shfaqen argumente të ndryshme të cilat tregojnë për fuqinë e Allahut dhe dobësinë e njeriut me gjithë arritjet e tij në shumë fusha. I tillë ishte edhe vullkani i Islandës ku për një kohë paralizoi transportin ajror pothuajse në tërësi. Besimtari i mirëfilltë ndalet te këto ngjarje duke u munduar të nxjerrë mësime dhe urtësi. E ky artikull ndalet te kjo ngjarje duke nxjerrë në pah urtësitë e shumta dhe mësimet e ndryshme.

  • Shqip

    PDF

    Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajtë – e teksti i saj është: “Nga pikënisja e dashurisë sime ndaj shokëve të Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe duke e kërkuar kënaqësinë e Zotit tim dua që ta obligoj një njeri ta kryen haxhin për ndonjërin nga sahabët, a është kjo e lejuar? Dhe nëse ka mundësi të më furnizoni me emrat e sahabëve të cilët nuk e kanë kryer obligimin e haxhit. Një vëlla më ka treguar emrat e disa sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë) por, që të gjithë ata kanë vdekur para vitit të 6 sipas hixhretit d.m.th. para se të obligohej haxhi. Si dhe a ka mundësi ta lë një pjesë të pasurisë vakëf - për hir të Allahut të lartësuar dhe ta lë në emër të Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe shokëve të tij të ndershëm si dhe për Pejgamberët tjerë? Nga kjo vepër nuk dëshiroj vetëm se të arrij kënaqësinë e Zotit tim dhe të më bashkoj me Pejgamberin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në xhenet, si dhe me të Dërguarit e tjerë dhe pasuesit e tyre deri në Ditën e Gjykimit.”

  • Shqip

    PDF

    Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e mëshiroftë – e teksti i saj është: “Sa ishte sipërfaqja e xhamisë së parë të cilën e ndërtoi Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)? Dhe a kishte mihrab? Mundësisht të shoqërohet përgjigja me argumente.”

  • Shqip

    PDF

    Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e mëshiroftë – e teksti i saj është: “Cila është rëndësia e ditës në të cilën ka lindur Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) si dhe kur dhe si festohet kjo ditë?”

  • Shqip

    PDF

    Ky libër paraqet fragmente nga jeta e një numër të shokëve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Atyre të cilët ishin yje të udhëzimit dhe të cilët u edukuan në djepin e shkollës profetike. Lexuesi që hulumton bukurinë gjuhësore dhe artin e tregimit do ta gjen në këtë libër. Ai që mundohet që t’i merr shëmbëlltyrë këta burra fisnikë do ta arrin dëshirën e tij, sikur që edhe ai që e hulumton të vërtetën historike do ta percepton atë.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Abdul Kadër Arnauti Përktheu : Rijad Misini

    Libër të cilin e shkroi Shejhu i nderuar Abdul Kadër El Arnauti (Allahu e mëshiroftë) në të cilin përmblodhi pesë hadithe të cilat përmbajnë në vete porosi dhe këshilla gjithëpërfshirëse duke iu dhënë një koment të shkurtër por, tërheqës dhe të thuktë.

  • Shqip

    PDF

    Gënjeshtra e 1 Prillit: Gënjeshtra është një sëmundje e madhe dhe llogaritet prej mëkateve të shëmtuara. Ajo është një nga argumentet e nifakut (dyfytyrësisë) dhe shenjave të tij. Te njerëzit është përhapur ajo që quhet “ Rrena e 1 Prillit” dhe në këtë ditë – ditën e parë të prillit – ata pretendojnë se lejohet rrena pa ndonjë kufizim fetar. Gjithashtu nga kjo vepër rrjedhin shumë të këqija të cilat i sqaron ky artikull. Gjithashtu në të sqarohet dispozita për gënjeshtrën, llojet e saj, ndëshkimin për të dhe rastet e veçanta në të cilat lejohet.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Ahmed Kalaja Redaktoi : Driton Lekaj

    Prej ndihmës së Allahut ndaj Pejgamberëve të Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ta) është të paralajmërojë ardhjen e tyre në librat e shenjtë të mëhershëm. Duke u nisur nga kjo, hoxha i nderuar, tregon faktet ekzistuese në Bibël për Pejgamberin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) si dhe jep përgjigje për shumë pyetje interesante rreth kësaj çështjeje.