Ajeti i dytë dhe i tretë i sures Et-Talak i përkthyer në shqip: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret.”
Hadithi: "Sa herë që një grup njerëzish mblidhen në ndonjë shtëpi të Allahut për ta lexuar Librin e Allahut dhe për ta studiuar ndërmjet vete, zbret mbi ta qetësia, i mbulon mëshira, i rrethojnë melekët dhe i përmend Allahu para atyre që janë pranë Tij."
Hadithi i transmetuar nga Ebu hurejra në të cilin thuhet: “Erdhi një njeri te i Dërguari i Allahut – sal-lallahu alejhi ue sel-lem – dhe tha: ’O i Dërguari i Allahut, cili njeri ka më shumë të drejtë t’ia kushtoj shoqërimin tim të mirë?’ I Dërguari tha: ‘Nëna jote.’ Tha: ’Pastaj kush?’ Tha: ‘Nëna jote.’ Tha: ’Pastaj kush?’ Tha: ‘Nëna jote.’ Tha: ’Pastaj kush?’ Tha: "Babai yt."
Hadithi: "Nuk do të hyjë në Xhenet ai njeri që në zemrën e tij ka mendjemadhësi sa thërrmija." Një njeri tha: ’Njeriu ka dëshirë që rrobat dhe këpucët e tij të jenë të bukura.’ I Dërguari tha: "Vërtet, Allahu është i Bukur dhe e do bukurinë, ndërsa mendjemadhësia është mospranimi i së vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve."
Hadithi: "Pa dyshim që vërtetësia shpie në mirësi dhe se mirësia udhëzon për në Xhenet. Njëmend, njeriu vazhdon me vërtetësi deri sa të bëhet i vërtetë, ndërsa gënjeshtra çon në shthurje, e pa dyshim që shthurja çon në zjarr. Vërtet, njeriu vazhdon të gënjejë derisa të shkruhet tek Allahu gënjeshtar."