Si ta dimë ditën e Ashurasë këtë vit
Muftiu : Muhamed Salih
Përktheu: Driton Lekaj
The Publisher: Zyra e Bashkëpunimit për Davet dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rabve
Përshkrimi
Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar, Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajtë – e teksti i saj është: “Si ta agjërojmë ditën e Ashurasë këtë vit? Ne deri më tani nuk e dimë se a ka hyrë muaji dhe se Dhul Hixhe a i ka 29 ditë apo 30, kështu që si ta përcaktojmë ditën e Ashurasë dhe ta agjërojmë atë?
-
1
Si ta dime ditën e Ashurase kete vit
PDF 156.5 KB 2019-05-02
-
2
Si ta dime ditën e Ashurase kete vit
DOC 2.8 MB 2019-05-02
Hollësitë
Si ta dimë ditën e Ashurasë këtë vit?
﴿ كيف نعرف عاشوراء هذه السنة؟ ﴾
] Shqip – Albanian – ألباني [
Muhamed Salih El Munexhid
Përktheu : Driton Lekaj
2010 - 1431
﴿ كيف نعرف عاشوراء هذه السنة ؟ ﴾
« باللغة الألبانية »
محمد صالح المنجد
ترجمة: دريتون ليكاي
2010 - 1431
Pyetja: Si ta agjërojmë ditën e Ashurasë këtë vit? Ne deri më tani nuk e dimë se a ka hyrë muaji dhe se Dhul Hixhe a i ka 29 ditë apo 30, kështu që si ta përcaktojmë ditën e Ashurasë dhe ta agjërojmë atë?
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut ..
Nëse nuk dihet se muaji Dhul Hixhe është i plotë – 30 ditë apo i mangët - 29 ditë dhe nuk na ka lajmëruar askush se kur e ka parë hënën e re të muajit Muharrem, atëherë ne veprojmë sipas parimit të përgjithshëm e që është: plotësimi i ditëve të muajit, 30 ditë, andaj e llogarisim Dhul Hixhen 30 ditë, e më pas duke u mbështetur në këtë e llogarisim ditën e Ashurasë.
E nëse myslimani donë që të kujdeset për agjërimin e ditës Ashura, ashtu që ta qëllojë kur është ajo bindshëm, atëherë i agjëron dy ditë radhazi. E llogarit kur është dita e Ashurasë sikurse të ishte Dhul Hixhe 29 ditë dhe kur do të ishte nëse Dhul Hixhe i ka tridhjetë ditë, e i agjëron këto dy ditë, e kësisoj e ka qëlluar ditën e Ashurasë bindshëm. Me këtë rast ai e ka agjëruar ditën e nëntë dhe ditën e dhjetë apo ditën e dhjetë – Ashuranë dhe ditën e njëmbëdhjetë, e në të dyja rastet kjo është vepër e mirë.
E nëse kujdeset ta agjëron ditën e nëntë i themi: Agjëroj dy ditët për të cilat të treguam më herët dhe një ditë para tyre, kështu që ti ose do të kesh agjëruar ditën e nëntë, të dhjetë dhe të njëmbëdhejtë apo ke agjëruar ditën e tetë, të nëntë dhe të dhjetë, e në të dyja rastet sigurisht e ke qëlluar ditën e nëntë dhe të dhjetë.
E kush thotë se rrethanat e punës dhe gjendjes sime nuk më lejojnë vetëm se të agjëroj një ditë, cila është dita më e preferuar për ta agjëruar? I themi atij: Llogarite muajin Dhul Hixhe të plotë, 30 ditë, e pastaj llogarite ditën e Ashurasë dhe agjëroje atë.
Esenca e kësaj që u tha e kam dëgjuar nga Shejhu ynë AbdulAziz b. Bazi (Allahu e mëshiroftë) kur e kam pyetur për këtë çështje.
E nëse një mysliman i besueshëm na vjen me lajmin për fillimin e muajit Muharrem dhe atë duke treguar se e ka parë hënën e re, atëherë veprojmë sipas lajmit të tij.
Agjërimi i muajit Muharrem, sidoqoftë, është synet për shkak të fjalës së Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
“Agjërimi më i vlefshëm pas muajit të Ramazanit është agjërimi i muajit të Allahut, Muharremit." [1]
E Allahu e dinë më së miri.
[1] Muslimi me nr: 1163.
Kategoritë: