Namazi është shtylla e Islamit dhe shpirti i tij. Përmes tij besimtari përfiton begati të shumta dhe ruhet nga e shëmtuara dhe e keqja në përgjithësi. Prandaj i takon besimtarit të kujdeset që familja e tij ta kuptojnë rëndësinë e namazit dhe ta falin atë. E në këtë thërret edhe ky artikull tërheqës.
Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar, Alaudin Abazi, e teksti i saj është: “Desha të di lidhur me disa hippermarkete të cilat organizojnë lojë shpërblyese me rastin e blerjes së mallit në ato markete. A është e lejuar që të blihet për këtë qellim (për të fituar p.sh. shpërblimin e premtuar) dhe po qe se nuk e ke qëllimin për të fituar shpërblimin, a lejohet të merret ajo në rast se të bie fati, po ashtu edhe për paketime të ndryshme ku në to mund të rastisë se ti ke fituar njërin nga shpërblimet.”.
Ky është një tregim interesant që flet rreth rëndësisë së nxitjes së fëmijëve dhe edukimit të tyre që ta falin namazin dhe ndikimin e madh të duasë në këtë.
Përkujtim vëllazëror dhe thirrje e sinqertë për çdo musliman që të mendojë rreth vlerës së muajit të Ramazanit, që po e lëmë pas, dhe rëndësinë e vazhdimit të veprave të mira edhe pas tij.
Porosia e fundit e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ishte për namazin dhe kjo mjafton për të treguar rëndësinë që ka namazi në jetën e besimtarit. Mirëpo, namazi nuk merr kuptimin e tij të duhur gjersa të mos realizohet përulja e plotë në të. E përmes këtij artikullit autori përmend botëkuptimin e përuljes në namaz dhe sjell një mori shkaqesh që ndihmojnë në realizimin e saj.
Kohë pas kohe shfaqen argumente të ndryshme të cilat tregojnë për fuqinë e Allahut dhe dobësinë e njeriut me gjithë arritjet e tij në shumë fusha. I tillë ishte edhe vullkani i Islandës ku për një kohë paralizoi transportin ajror pothuajse në tërësi. Besimtari i mirëfilltë ndalet te këto ngjarje duke u munduar të nxjerrë mësime dhe urtësi. E ky artikull ndalet te kjo ngjarje duke nxjerrë në pah urtësitë e shumta dhe mësimet e ndryshme.
Muaji i lindjes së Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) duhet të rikthen fuqishëm në kujtesën e çdo myslimani obligimet e tij ndaj të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Shumëkush këtë muaj e sheh si muaj të mevludit por, athua kush e shpiku mevludin? Që kur daton praktika e mevludit? Dhe a është formë e drejtë e shfaqjes së dashurisë dhe respektit? Kjo është edhe tematika e shtjelluar në artikullin o hoxhës së nderuar Ulvi Fejzullahu.
Ky artikull e sqaron zhvillimin historik të festës së Vitit të Ri si dhe tregon rrënjët e saj fetare nëpër histori. Dhe mu për këtë hoxha i nderuar ia tërheq vërejtjen çdo myslimani nga festimi i kësaj feste.
Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Alaudin Abazi – Allahu e ruajtë – e teksti i saj është: “Në përgjigjen rreth pranimit të dhuratës gjatë tetë marsit, keni thënë se kjo është e lejuar për besimtaren përveç mishit të therur. Do të doja të dija, nëse është e lejueshme të pranosh ushqime të tjera të dhuruara prej njerëzve, përveç mishit të therur, në rastet e festave jo islame, si p.sh.: (ditëlindjet, krishtlindjet, viti i ri).”